Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Kamenica me performancën më të mirë për vitin 2019, përfiton 286 mijë euro

Komuna e Kamenicës ka përfituar grant prej 286 mijë eurosh, për performancën më të mirë për vitin 2019.

Këtë vlerësim e ka dhënë Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Norvegjia dhe Suedia.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se kjo mjete do përkthehen në investime kapitale për qytetarët.

“Duke marrë parasysh buxhetin e komunës për investime kapitale sa ishte prej 125 mijë euro gjithsej, angazhimi i secilit kolegë nga të gjitha fushat komunale ka bërë që ky grant t'i shkojë Kamenicës”, ka shkruar ai në Facebook.

Kamenica përfiton për herë të parë një grant të tillë.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001