Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

“Kam përjetuar fluturat në stomak”, si rrallëherë Capital T flet për dashurinë

Capital T ka rrëfyer të pathënat rreth jetës së tij private.

Një ndër reperët më të suksesshëm dhe më të komentuar, si nga mediet ashtu dhe nga publiku shqiptar, është padyshim Capital T, i cili është shumë i angazhuar në profesion.

Ai si edhe shumë artistë të tjerë, është treguar gjithmonë shumë i rezervuar për jetën private, ani pse fansat janë shumë kuriozë të dinë çfarë bëhet me të.

Muaj më parë, në medie u komentua shumë një fotografi e tij, përkrah modeles Adrola Dushi, të cilën e ndau në rrjete sociale.

Fotografia ishte shkrepur gjatë kohës kur reperi po punonte për projektin e ri muzikor, pjesë e të cilit ishte edhe Adrola.

Së fundmi, Capitali ka dhënë një intervistë për revistën “Story” dhe si rrallëherë ka hapur zemrën dhe rrëfeu të pathënat rreth saj.

I pyetur se kur do të jetë momenti që të mos jetojë më vetëm, ai është përgjigjur se kjo do të ndodhë natyrshëm.

Po ashtu, reperi ka zbuluar se beson shumë në dashuri dhe ka qenë i dashuruar.

“Ato ndodhin në momentin që i ndjen, që je i gatshëm t’i marrësh ato përgjegjësi, dhe e ke personin e duhur që ta ofron dashurinë dhe i tajkalon të gjitha për ty. Dashuria ekziston dhe si një njeri i gjallë i kam përjetuar edhe fluturat”, ka thënë Capital T.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001