Infektuar: 4928|Shëruar: 2267|Vdekur: 102

Juve bën detyrën, ruan distancën prej katër pikësh me Lazion

Juventus është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Genoa, duke fituar 1:3 në stadiumin ‘Luigi Ferraris’, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje, pavarësisht disa rasteve të mira, nuk solli gola, dhe katër të tillë u panë në pjesën e dytë.

Paulo Dybala zhbllokoi ndeshjen, kur në minutën e 50’ shënoi për 0-1. Cristiano Ronaldo shtatë minuta më vonë, me një goditje të fortë, shënon një gol të bukur, për 0-2.

Goli i mbrëmjes u shënua nga Douglas Costa, që i dhuroi një “magji” kësaj ndeshje, kur shënoi në minutën e 73’.

E gjitha që bënë vendasit, ishte një gol i Andrea Pinamonti në minutën e 76’.

Pas 29 ndeshjeve, Juventus numëron 72 pikë, katër më shumë se Lazio e vendit të dytë. Në xhiron e ardhshme, skuadra e Maurizio Sarrit zhvillon derbin kundër Torinos./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001