Infektuar: 18713|Shëruar: 15256|Vdekur: 675

Jakup Krasniqi nderon veprën e Sulejman Gashit: Kontribuoi shumë për Kosovën, lirinë e pavarësinë e saj

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka thënë se Sulejamn Gashi si gazetar dhe intelektual, dha kontribut të jashtëzakonshëm për rrugëtimin e shtetësisë së Kosovës.

Krasniqi ndërsa kujtoi kohën e fëmijërisë së nipit të tij, tashmë të ndjerë, gazetarit Sulemajn Gashi, u shpreh se kulturën dhe edukatën që e trashëgoi nga familja, e prezantoi në SHBA dhe kudo që punonte, njofton Klan Kosova.

”Sot jemi këtu për t’i bërë nderime veprës së gazetarit dhe intelektualit të njohur Sulejman Gashi, të cilin e prisnim t’i kthehej familjes, profesionit që i qëndroi besnik për t’ju kthyer kombit që i shërbeu me besnikëri e vendosmëri gjatë gjithë jetës, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe”.

”Syla ishte fëmiu i madh i mësuesit të devotshëm, Sherif Tafik Gashi nga Kjeva, dhe nënës Elvije Gashi-Krasniqi nga Negroci, nga të cilët prindër mori edukatën e nivelit të lartë, dhe atë e prezantoi kudo ku punoi dhe jetoi”.

”Kudo kontribuoi shumë, për Kosovën, për lirinë e pavarësinë e saj”.

”Në atë vijë, por në një nivel më të avancuar, Sulejman Gashi, u vu në shërbim të profesionit për të informuar drejtë kombit në rrethana politike e shoqërore tepër të vështira”.

”Kam pasur fatin e rastin, që Sulejman Gashin, nipin ta njoh si fëmijë, si fëmijë të urtë e të gjallë, të cilin e karakterizonte sjellja ndaj të riut e të vjetrit. Gjithashtu e pata rastin ta takojë edhe në Rambuje”.

”Aty Syla ishte në cilësinë e gazetarit, për t’i dhënë publikut informime se çfarë po ndodhej brenda sallave të konferencë”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001