Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

​Izetbegoviq: Nëse Serbia e njeh Kosovën, do të hapet oreksi për Bosnjën

Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider midis serbëve që do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse kjo ndodh, sipas tij, me këtë do të hapej oreksi për Bosnjë e Hercegovinën, duke shtuar se do të ketë shumë zhurmë, nga e cilat nuk do të ketë asgjë.

“Nuk besoj se do të ketë një lider midis serbëve që do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo ndodh, do të hapen orekset për BeH-në, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë”, ka thënë Izetbegoviq për Radio Sarajevo.

Sipas tij, do të ketë shumë biseda dhe zhurmë, të cilat do të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe nga të cilat nuk do të ketë asgjë “sepse edhe në Kosovë edhe në BeH, pala serbe dhe ushtria serbe kanë kryer krime dhe spastrim etnik, ndërsa ajo palë me “Marrëveshjen e Dayton-it fitoi tepër në BeH”.

“E gjithë kjo do të çojë në mënyrë të pashmangshme në konflikte të reja dhe në një skenar që sigurisht nuk do t’i nevojitet askujt, veçanërisht jo serbëve të Bosnjës. Gjenocidi nuk mundet dhe nuk do të shpërblehet me pavarësi (të Republikës Serbe) me çdo kusht”, tha ai.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001