Infektuar: 9049|Shëruar: 4979|Vdekur: 256

Ismaili i bindur: UÇK-ja do të dal e pathyeshme dhe e panjollosur

Deputeti i PDK-së Uran Ismaili është shprehur i bindur se presidenti Hashim Thaçi do ta mbrojë luftën e drejtë për liri, shkruan Literal Media.

'Jam i palëkundur në bindjen time se ashtu siç e mbrojti dhe çliroi Kosovën bashkë me ushtarët tjerë të UÇK-së dhe aleatët tanë të NATO-s, Presidenti Hashim Thaçi, themelues dhe Drejtor Politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të mbrojë edhe luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë për liri' ka shkruar ai.

Poashtu Ismaili ka thënë se UÇK-ja do të dal e pathyeshme dhe e panjollosur.

'Sado i ashpër të jetë sulmi mbi kauzën e Kosovës për çlirim e pavarësi, UÇK-ja do të del e pathyeshme dhe e panjollosur, kurse lavdia e saj edhe më e ndritur' ka përfunduar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001