Infektuar: 105715|Shëruar: 96012|Vdekur: 2191

Interi po përgatitë ofertë për Luis Muriel

Luis Muriel mund të jetë dhurata që drejtuesit e klubit të Interit do t’ia bëjnë Antonio Contes në rast se fitohet titulli i kampionit.

Trajneri italian e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin e Atalantës i cili ka shkëlqyer këtë edicion.

Mediat italiane kanë raportuar se Conte ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e kolumbianit për sezonin e ri.

Kësisoj Interi po mendon që të bëjë një ofertë zyrtare sapo të hapet afati kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Neroazzurët janë duke përgatitur 23 milionë euro për afrimin e sulmuesit 30-vjeçar.

Muriel ka shfaqur formë të jashtëzakonshme, ku në 39 ndeshje zyrtare këtë edicion ka shënuar 22 gola dhe ka bërë nëntë asistime.

Gjithsesi për të arritur deri te kolumbiani, Interi duhet ta mposhtë konkurrencën e Romës që gjithashtu e duan sulmuesin.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001