Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Interi mposht Atalantan dhe përfundonin sezonin në pozitën e dytë

Interi ka mposhtur Atalantan në udhëtim me rezultat 2-0 në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur të triumfojnë ndeshjen e madhe ndaj Atalantas, duke mbyllur sezonin me fitore dhe në vendin e dytë në tabelë.

Pjesa e parë e ndeshje u karakterizua me lojë më të mirë të Interit, të cilët përvec rasteve arritën të shënojnë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pas vetëm katër minutave dhe ishte Danilo D’Ambriosio, i cili shënoi me kokë pas vetëm 50 sekondave për epërsinë 0-1.

Për epërsinë 0-2 u përkujdes Ashley Young me një gol të bukur nga distanca në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta.

Megjithatë, ekipi i Antonio Contes arriti ta menaxhojë mirë lojën dhe epërsinë duke marrë në fund një fitore 2-0.

Pas kësaj fitore, Interi e mbyll sezonin në Serie A me 82 pikë një më pak se Juventusi i pari, ndërsa Atalanta përfundoi e treta me 78 pikë. /Telegrafi/

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001