Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Interi e pret Torinon, Vojvoda mungon shkaku i COVID-19 – formacionet zyrtare

Alexis Sanchez do të jetë partner i Romelu Lukakut në vend të Lautaro Martinezit në sulmin e Interit, ndërkohë që Mërgim Vojvoda mungon në skuadrën e Toronis që është goditur nga pandemia koronavirus.

Interi është nikoqir i Torinos në San Siro, në një takim të Serie A që nis në orën 15:00.

Skuadra e Antonio Contes duhet të kthehet në binarë pas dështimeve në ligë dhe në Ligën e Kampionëve së fundmi, por përballet me probleme pasi shumë lojtarë të saj vuanë nga lodhja.

Prandaj Martinez është lënë në stol dhe në vend të tij do të luajë Sanchez. Marcelo Brozovic dhe Aleksandar Kolarov mungojnë shkaku i koronavirusit, derisa Stefano Sensi dhe Matias Vecino janë të lënduar.

Torino është prekur më shumë nga kjo pandemi, pasi trajneri Marco Giampaolo është vetizoluar në shtëpi, ndërsa katër lojtarë do të mungojnë po ashtu,

Ata janë Amer Gojak, Sasa Lukic dhe dyshja e Kosovës Mërgim Vojvoda dhe Samir Ujkani.

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, A Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Vidal, Young; Barella; R Lukaku, Alexis Sanchez

Torino: Sirigu; Bremer, Lyanco, Nkoulou; Singo, Meite, Rincon, Linetty, Ansaldi; Verdi, Belotti

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001