Infektuar: 17560|Shëruar: 14923|Vdekur: 662

Instagram pritet të marrë masa ndaj të famshmëve që nuk po i deklarojnë të ardhurat nga reklamat, ndër ta Rita Ora

Rita Ora është cilësuar si një prej emrave që nuk deklaron të ardhurat nga reklamat.

Rrjeti social Instagram është zotuar të bëjë më shumë për të ndaluar shfaqjen e reklamave të fshehura në platformë pas një hetimi nga mbikëqyrësi i reklamave në Mbretërinë e Bashkuar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Pjesë e këtyre hetimeve ku janë gjetur gabime në mos-deklarim të partneritet reklamues ka qenë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Shefi ekzekutiv i CMA, Andrea Coscelli tha se për shumë kohë, platformat kryesore nuk kanë marrë përgjegjësi për reklamat e fshehura në faqen e tyre.

“Pra, ky angazhim për të trajtuar reklamat e fshehura dhe për të rishikuar mënyrën se si njerëzit postojnë në Instagram – duke e bërë të vështirë për përdoruesit të injorojnë ligjin – është një hap i mirëpritur përpara. Këto ndryshime do të thotë se nuk do të ketë asnjë justifikim për bizneset që të anashkalojnë mënyrën se si reklamohen markat e tyre – duke e bërë jetën shumë më të vështirë për ata që nuk janë paraprakë dhe të sinqertë me ndjekësit e tyre”, u shpreh ai./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001