Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

India shënon mbi 52,000 raste të reja të koronavirusit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare në Indi ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 52,050 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin me 1.3 miliard banorë shkoi në 1,855,745 persona, që është shifra e tretë më e lartë në botë, shkruan “CNN”.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u raportuan edhe 803 viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 38,938.

Deri më 22 korrik, India i ka shënuar mbi 600,000 të infektuar vetëm gjatë muajit të kaluar, që është shifër më e madhe se të gjitha rastet e regjistruara deri më 30 qershor.

Më shumë se 1.2 milion persona janë shëruar, ndërsa tash për tash janë rreth 586,000 raste aktive.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001