Infektuar: 53939|Shëruar: 48066|Vdekur: 1392

IHMK: Ajri më i ndotur në ditët e fundit të dhjetorit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar raportin për muaji dhjetor të cilësisë së ajrit në vend.

Instituti ka bërë të ditur se rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil, njofton Klan Kosova.

“Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan”, thuhet në raportin e IHMK-së.

Në raport theksohet se në javët e fundit të muajit dhjetor në vend cilësia e ajrit ishte më e ndotur sesa në fillim të muajit.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të IHMK-së:


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001