Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Ia parkoi veturën pranë portës së pronës, fermeri i nervozuar anglez ia shkatërron mjetin me ekskavator

Një fermer ka shkatërruar një veturë me ekskavator të vogël, pasi që pronari i saj e kishte lënë të parkuar në portën e pronës së tij.

Videoja e postuar në Facebook, shfaq pronarin e veturës Elliott Johnson, që ishte dëshmitarë i shkatërrimit të mjetit të tij me ekskavator.

Burri gjysmë lakuriq që besohet të jetë Johnson, mundohet ta ndalojë fermerin i cili ishte nervozuar që i është bllokuar porta për tu futur në pronën e tij – kështu derisa tenton t’i del përpara ekskavatorit – rrëzohet në tokë.

E sikur kjo të mos mjaftonte, fermeri nga Yorkshire i Anglisë edhe disa herë ia godet mjetin për t’u siguruar që është shkatërruar plotësisht – dhe t’i jep leksion për herët e tjera.

Madje ia ka bërë me dije se gjithmonë duhet pyetur pronari para se të ndërmarrë një veprim të tillë – duke ia bllokuar hyrjen në pronë private të një personi të panjohur.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001