Infektuar: 15142|Shëruar: 12674|Vdekur: 618

Hyrja e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës po konsiderohet e pamundur të ndalet

Ish anëtarët e Komisionit për Shënjimin e Kufirit thonë se xhandarmëria hyri 300 metra brenda kufirit.

Të premtën u panë teksa lëviznin lirshëm në Karaçevë të Kamenicës.

E prania e 11 pjesëtarëve të forcave të xhandarmërisë serbe, shqetësoi shumë banorët e këtij vendi.
Reagime pati gjithandej nepër Kosovë, derisa kërkohej sqarim se si erdhi deri tek prezenca e tyre në këtë fshat të Kamenicës.

Pas reagimeve të shumta që pati, institucionet e vendit thanë se bëhej fjalë vetëm për një patrullim të përbashkët rutinor përreth vijës kufitare dhe të sinkronizuar me KFOR-in.

Por, për futjen e xhandarmërisë serbe në Kosovë, tashmë është bërë një analizë.

Ish-anëtarët e Komisionit për Shënjimin e Kufirit, Florim Isufi e Shpejtim Bulliqi, po thonë se xhandarmëria serbe është futur në territorin e Kosovës rreth 300 metra vijë ajrore nga pika më e afërt e kufirit.

E prania e pjestarëve serbë në Karaçevë të Kamenicës, e bëri që të reagojë edhe kryetarin e një komune tjetër të anamoravës, Lutfi Hazirin.

Ky i fundit, po atë ditë bëri një reagim në Facebook, të cilin e sqaron për T7.

Haziri tutje komentoi dhe vizitën e Haradinajt, atje, të nesërmen pasi ndodhi e gjithë ngjarja.

Haziri për T7, foli edhe për kritikat që kohët e fundit i ka dhënë kryeministrit Hoti për masat me menaxhimin e pandemisë e edhe dialogun.

Nënkryetari i LDK-së thotë, se është munduar që të ndikojë, që Qeveria të mos marrë vendime në panik.

Ndërsa, shprehet i kënaqur që Qeveria ka aktiviuar planin kombëtar të emergjencave civile.

Haziri shton se nëse gjejnë partner, Vetëvendosje ka të drejtë të iniciojë mocionin, siç bëri edhe vetë partia të cilës i takon Haziri.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001