Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Hyn në fazën e tretë të testimit klinik terapia me antritrupa kundër Covid-19

Ka filluar testimi i fazës së tretë i një trajtimi të kombinuar me antitrupa kundër koronavirusit, i quajtur REGN-COV2. Lajmin e bëri të ditur kompania që e ka prodhuar substancën.

Në fazën e tretë do të vlerësohet aftësia e substancës për ta parandaluar infeksionin te personat e painfektuar që kanë pasur kontakt të ngushtë me një të prekur, siç janë njerëzit që kanë banuar në të njëjtën shtëpi apo banesë me të.

Testimi për parandalim të përhapjes së infeksionit është duke u zhvilluar në 100 pika dhe pritet t’i përfshijë dy mijë pacientë amerikanë, shkruan “CNN”.

Ky ilaç gjithashtu ka hyrë në fazat dy dhe tre të dy testimeve për aftësinë e trajtimit të pacientëve të hospitalizuar dhe të pahospitalizuar. Në këto testime do të përfshihen 1,850 pacientë të hospitalizuar dhe 1,050 pacientë të pahospitalizuar. Testimi pritet të kryhen në 150 lokacione të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Meksikë dhe Kili.

Testimet janë duke u kryer në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse, që është pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

“Ne jemi duke bërë testime të njëkohshme adaptive me qëllim që të lëvizet sa më shpejt që është e mundshme për të ofruar një zgjidhje të mundje për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve me Covid-19 në mesin e një pandemie globale që po vazhdon”, tha Dr. Geroge Yancopoulos, bashkëthemelues, drejtor dhe zyrtar kryesor shkencor i kompanisë “Regeneron”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001