Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Hoti takon sot presidentin francez, Emmanuel Macron

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të takojë sot në Paris presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Pritja zyrtare bëhet në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris.

Ndryshe, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001