Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Hoti ndërpritet me fishkëllima në tryezën për dialog

Hoti ndërpritet me fishkëllima në tryezën për dialog

Një aksion simbolik me fishkëllima e ndërprerje të fjalës për kryeministrin Avdullah Hoti, është zhvilluar në diskutimin për dialogun.

Disa aktiviste kanë thënë se Hoti nuk ka folur asnjëherë për dhunën ndaj grave, raporton KOHA.

Tryeza për dialogun është thirrur nga KDI-ja.

Kryeziu: Marrëveshja për paqe duhet të jetë transparente

Drejtoresha e PIPS-it, Leunora Kryeziu, në tryezën e KDI-së për dialogun me Serbinë tha se një marrëveshje e paqes duhet të jetë transparente.

Këtu ka përmendur raportime për takime sekrete për të cilat, tha se s’ka proces verbal.

“Procesi i dialogut është bërë i vështirë me kalimin e viteve për shkak të ndryshimeve gjeopolitike. Në këtë kanë ndikuar edhe dallimet spektrin politikë në Kosovë. Një marrëveshje e paqes duhet të jete transparente. Por ka pas raportime për takime sekrete në mes të palëve, për të cilat nuk ka procesverbale e nuk dihet se çka është diskutuar”, tha ajo, raporton KOHA.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001