Infektuar: 10059|Shëruar: 5792|Vdekur: 316

Hoti bashkë me ambasadorin gjerman Heldt në Mitrovicë: Kosova destinacion i sigurt për investime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, bashkë me ambasadorin gjerman Christian Heldt dhe ministrin e Bujqësisë, Besian Mustafa kanë shkuar sot për vizitë në Parkun e Erës në Selac të Mitrovicës, shkruan Literal Media.

Hoti nga atje ka thënë se invesitorët e këtij projekti janë me emër në botë, sinjal ky që e bënë Kosovën vend të sigurt për investime.

“I rëndësishëm është fakti se janë investitorë me emër evropian dhe botëror dhe se ky është një sinjal shumë i fuqishëm që Kosova është një destinacion i sigurt për investime. Prezenca jonë këtu bashkë me ministrin dhe ambasadorin është tregues për kompaninë dhe investitorin se do ta kenë mbështetjen e qeverisë, për të lehtësuar të gjitha procedurat, në mënyrë që investimi të jetë i suksesshëm” ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë në Facebook:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001