Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Haxhiu: Vettingu s’ka alternativë, do të shtyhet pavarësisht pengesave aktuale

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se anëtarët e pavarur të grupit të ekspertëve për dizajnimin e reformës së vettingut në drejtësi janë shtyrë dje që të japin dorëheqje.

“Ishin një grup ekspertësh me prapavijë akademike dhe shoqërisë civile, figura të njohura e të pakontestuara në asnjë drejtim. Si ministre nuk e nisa e vetme atë ia besova një grupi personash me angazhim kundër krimin dhe korrupsionit.”.

“Si ministre e Drejtësisë asnjëherë s’kam tentuar në asnjë formë të ndikojë në punën e tyre, madje në këtë grup nuk ka pasur përfaqësim të kabinetit tim, Qeverisë apo ministrisë sepse kishim nisur një proces të rëndësishëm për qytetarët”, ka thënë Haxhiu në konferencë, njofton Klan Kosova.

“Dorëheqja e djeshme e anëtarëve të grupit të ekspertëve nuk ishte lajm i mirë sepse për katër muaj kanë punuar me zell dhe pa asnjë kompensim financiar. Dorëheqjen e tyre kam parë të detyrueshme, në vend që ministri. Procesi i vettingut nuk ka alternativë, nuk ka për qëllim hakmarrjen por është interes i njerëzve të mirë dhe i njëjti do të shtyhet përpara pavarësisht pengesave që po bëhen aktualisht”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001