Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Haxhiu: Vetëvendosje e ka obligim që ta zgjedhë çështjen e Presidentit

Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Bekim Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka treguar se a do t’ia bëjë partia e tij kuorumin VV’së për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Haxhiu tha se obligimi për zgjedhjen e presidentit të ri i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo për shkak se, sipas tij, nuk duhet të kërkohet llogari nga ai që s’i ka fituar zgjedhjet, por nga fituesi i tyre.

“I kujt është ky obligim, kënd e kanë ngarkuar qytetarët, ne apo VV’në? Qytetarët i kanë jep besim dhe votë VV’së dhe përgjegjësia për qytetarët i takon VV’së. Nuk ka pse të kërkohet llogari tek ai që s’e kanë votuar, llogari duhet kërkuar nga ata që janë votuar”, është shprehur Haxhiu.

E në pyetjen se a do të qëndrojë PDK’ja në Kuvend për t’ia bërë kuorumin VV’së, Haxhiu tha “Cka m’i nejt? A m’ka besu mua qytetari, apo atij?”.

Tutje, ai tha se PDK’ja nuk ka qenë as pro as kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti. Sipas tij, detyra e opozitës është ta rrëzojë qeverinë dhe kjo është arsyeja pse kanë votuar pro rrëzimit të Kurtit.

“Ndoshta zëri ynë nuk ka shkuar deri në fund te qytetarët, rrëzimi i Qeverisë Kurti ka ndodhur për shkak të prishjes së koalicionit LDK-VV. Nëse ata kanë vendosur ta prishin bashkëjetesën, ne as nuk kemi qenë mësit të asaj bashkëjetese, e as nuk jemi përpjekur t’i mbajmë bashkë. Detyra e çdo partie opozitare është ta rrëzojë qeverinë”, shtoi Haxhiu.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001