Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Haradinaj telefonon ministrien Morton: Është i rëndësishëm roli i Britanisë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj, ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë me Ministren Britanike për Fqinjësi Evropiane dhe Amerikë, Wendy Morton.

“E falënderova znj.Morton për mbështetjen e pazëvëndësueshme të Mbretërisë së Bashkuar në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për shpreha vullnetin për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve tona edhe pas procesit të BREXIT”, është shprehur ajo.

“Arritjet historike të Kosovës kanë ndodhur vetëm kur të gjithë aleatët tanë kanë vepruar bashkë. Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e rolit aktiv edhe të Mbretërisë së Bashkuar në përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, që duhet të rezultojë me njohje reciproke brenda kufinjve ekzistues”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001