Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Haradinaj për Kurtin: Prej kujt po ikë kryeministri ynë, a mos po fshihet edhe prej Serbisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti karshi dialogut me Serbinë.

Në seancën që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj thotë se Kurti po fshehët nga dikush, por që nuk e dinë se nga kush po ikë.

“Është një ikje dhe një fshehje, pra sot nuk kemi para nesh kryeministrin e Kosovës, që të kemi një udhëheqës që nuk e di pse por e ka zgjedh ikjen dhe fshehjen. Nuk e kam të qartë prej kujt po i ikë e prej kujt po fshehët, a po ikë prej Vetëvendosjes, pra ndaj kauzës që ka ndërtuar ndër vite, ndaj njerëzve që i kanë besu.

Për fat të keq, nuk e di Vetëvendosje a e kupton më liderin e vetë, nuk besoj që e kuptojnë”, tha Haradinaj.

Ai madje aludon duke thënë se mos po fshihet nga Serbia, shkruan Gazeta Express.

“Kam bindjen që është ka fshehët edhe nga opozita e sotme, të cilën e ka cilësuar si tradhëtare, si të dëmshme. Sot na raportoi për një numër të madh të marrëveshjeve të opozitës së mëhershme, gati u kthy zëdhënës të pushtetit të mëhershëm.

Prej kujt tjetër po fshihet kryeministri ynë, a mos po fshihet edhe prej Serbisë, mos Serbia për një arsye të caktume ka ndonjë fuqi mbi kryeministrinë tonë që nuk e lejon vetes me marrë qëndrimin e qartë në këtë moment kritik para takimit me Presidentin e Serbisë’, shtoi Haradinaj.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001