Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Hakerët ia deaktivizojnë kompjuterët një spitali në Gjermani, vdes një grua

Një grua në Gjermani është bërë viktima e parë e sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shëndetësore pasi një spital nuk mundi ta pranonte atë për trajtim shkaku i sulmit të hakerëve ndaj sistemit kompjuterik.

Prokurorët gjermanë të premten i hapën hetimet për vrasje pas këtij incidenti që ndodhi në qytetin Dusseldorf, shkruan Daily Mail.

Gruaja që vuante nga sëmundje e rëndë u kthye nga spitali natën e 11 shtatorit në Klinikën Universitare të qytetit perëndimor dhe vdiq pasi autoambulanca u nis drejt Wuppertalit, 30 kilometra larg spitalit ku trajtimi nuk ishte i mundshëm.

Prokurori Christoph Hebbecker, udhëheqës i njësisë kundër krimeve kibernetike në Këln, tha se i ka nisur hetimet për vrasje nga persona të panjohur. Nëse hetimet çojnë në aktakuzë, ky do të ishte rasti i parë në të cilin një person vdes si pasojë e drejtpërdrejtë një sulmi kibernetik.

Operacionet e teknologjisë informative të këtij spitali ende janë të prekura nga ky sulm dhe nuk është e mundshme të pranohen pacientë që sillen me autoambulancë, thuhet në një njoftim të së premtes.

Zyra Federale për Siguri të Informacionit, që është agjenci kombëtare për siguri kibernetike, është thirrur që t’i mbrojë sistemet kompjuterike të spitaleve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001