Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Grabitje në Prishtinë, Policia në aksion

Forca të shumta të Policisë së Kosovës, janë parë në mbrëmjen e sotme në disa lagje të Prishtinës, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një grabitje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar se bëhet fjalë për një rast grabitje.

Ai tutje ka thënë se grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania.

“Në ora 21:44, policia është njoftuar për një rast grabitje. Grabitja ka ndodhur në një lokal në lagjen Dardania (mbi Kurriz). Njësitet policore kanë reaguar në rast dhe janë duke ndërmarrë veprimet policore që parashihen për raste të tilla”, ka thënë Krasniqi.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001