Infektuar: 108371|Shëruar: 106001|Vdekur: 2257

Gjilani me komunikatë zyrtare njofton për nisjen e fazës përgatitore, largimet, transferimet dhe ndryshimet në kryesi

Klubi i Gjilanit ka njoftuar zyrtarisht për të gjitha ndryshimet e bëra deri më tani këtë verë, teksa ka treguar edhe kohën e nisjes së fazës përgatitore.

“Skifterat” kanë bërë shumë ndryshime tashmë në skuadër dhe klub, ndërsa ato së fundmi edhe janë konfirmuar nga faqja zyrtare.

Gjilani me anë të një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka larguar nëntë futbollistë, ka transferuar katër të rinj dhe ka rikthyer po ashtu katër lojtarë nga huazimi.

Klubi gjilanas gjithashtu ka njoftuar disa ndryshime në kryesi, ku spikat ardhja e Rafet Prekazit në rolin e drejtorit sportiv, si dhe Drilon Sylejmanit si Menaxher i Përgjithshëm.

Postimi pa ndërhyrje i Gjilanit

Sport Club “Gjilani” njofton se do të nis fazën përgatitore për edicionin e ri më datë 25 Qershor. Skuadra do të paraqitet në stadiumin ndihmës me bari sintetik me fillim nga ora 17:00. Seanca e parë stërvitore do të jetë e hapur për mediat dhe publikun.

Gjithashtu, SC Gjilani bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistët: Shkëlzen Ruçi, Ardin Dallku, Drin Govori, Ivan Fustar, Qëndrim Dautaj, Ardit Hila, Arbër Çyrbja, Tomislav Busiç dhe Darko Nikaç.

Në skuadër janë afruar futbollistët: Yll Hoxha, Albert Dabiqaj, Elton Cale dhe Agustin Torassa, ndërkohë nga huazimi janë rikthyer Petrit Terziu, Albin Halimi, Qëndrim Ismajli dhe Muhamed Dubova. Klubi po punon në afrimin e futbollistëve të rinj sipas kërkesave të stafit teknik dhe konfirmon që afati kalimtar mbetet i hapur edhe më tej.

Klubi ka emëruar Rafet Prekazin në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që Sallah Sherifi ka kaluar në pozitën e Drejtorit Teknik. Departamentin sportiv të klubit e plotëson Drilon Sylejmani, i cili është emëruar në pozitën e Menaxherit të Përgjithshëm dhe afrimi tij pritet të jetë një ndihmesë e madhe në aspektin menaxherial. Ndryshimet e reja priten të prezantohen para ekipit në fillimin e fazës përgatitore.

Ju faleminderit për vëmendjen!

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001