Infektuar: 56427|Shëruar: 49293|Vdekur: 1447

Gjest i jashtëzakonshëm i Mabetex Prishtines përpara udhëtimit në Ligën e Kampionëve

Mabetex Prishtina, klubi në futsal i kryeqytetit, do të udhëtojë për t’u përballur me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, në futboll të vogël.

Në shortin për Ligën e Kampionëve, Mabetex Prishtina do të takohet me Barcelonën në sportin e futsallit.

E kështu, para nisjes lojtarët vizituan kompleksin memorial “Adem Jashari”, duke thënë se vizituan pjesën ku u dha gjithçka që të jetojmë të lirë.

“Sot ishim edhe në Prekaz, për të bërë homazhe tek Kompleksi Memorial aty ku pushon Komandati Legjendar Adem Jashari i cili u sakrifikua që gjeneratat e reja sot ti jetësojnë ëndrrat e tyre, pa i penguar askush”, u shpreh klubi përmes llogarisë së tyre në Instagram.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001