Infektuar: 15333|Shëruar: 12987|Vdekur: 619

Gjatë performancës bën sikur lëndohet, qeni endacak shkon ta përqafojë

Një grup që është pjesë e Teatrit në Turqi, bëri një performancë përballë Teatrit.

Pjesë e shfaqjes teatrale ishte edhe pjesa kur aktori Numan Ertugrul Uzunsoy, shtrihet në tokë kinse është lënduar.

“Karakteri që unë e luaja ishte shumë i lënduar. Është ajo pjesa kur personazhi rrëzohet në tokë nga kali”, tha Uzunsoy.

Por derisa ai u shtri në tokë, një qen endacak që ishte aty pranë afrohet për ta përqafuar. Qeni mendon që aktori me të vërtetë ishte i lënduar.

Uzunsoy tha se ishte ndjerë tejet mirë, ndonëse shfaqja nuk shkoi si duhej. Ai tha se qeni gjatë tërë kohës po tentonte t'i ndihmonte.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001