Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Gecaj i reagon Pecit: Ti dhe patronja jote mbani pozita të falura nga LDK-ja

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë dalë në mbrojtje kreut të kësaj partie, Isa Mustafa, ndaj të cilit më herët reagoi këshilltari i Vjosa Osmanit, Faton Peci.

Bajram Gecaj, zyrtar i LDK-së dhe shef i kabinetit të ministrit në largim, Agim Veliu, ka thënë se kësaj qasjeje të Pecit i thuhet bukëpërmbysje.

Ai ka thënë se Peci po harron se ai dhe Vjosa Osmani mbajnë pozita të falura nga LDK dhe Isa Mustafa.

“”Pis milet” i thonë turqit, e unë u them bukëpërmbysës. Peci po harron se ai dhe patronja e tij mbajnë pozita krejtësisht të falura nga Isa Mustafa e LDK!”, ka shkruar Gecaj.

Reagimi i Gecajt ka ardhur pasi Peci me anë të një postimi në Facebook të shtunën i është drejtuar Mustafës, duke i thënë se “më mirë do të ishe ndi nën kryetarllëkun e ish-presidentit Thaçi, por ç’të bëjmë, nuk është më.

Ai, tutje e ka akuzuar Mustafën për shfrytëzimin e postit të presidentit për pazare politike, teksa ka mbrojtur shefen e saj, duke e cilësuar si gardiane të institucioneve.

Ky reagim vjen menjëherë pas deklarimit që Mustafa pati për Gazetën Express.

Shefi i LDK’së e ka quajtur të turpshme që u.d së presidenti Vjosa Osmani t’i kërcënoj sipas tij institucionet e pavarura siç është KQZ’ja.

Mustafa tutje tha se me sjelljen e saj gjatë video-adresimit në Facebook, Osmani nuk e meriton të jetë as një orë në presidencë.

“Adresimi i tillë i znj. Vjosa Osmani, flet se ajo është një ushtruese krejtësisht e papërgjegjshme e rolit të presidentit. Nga u.d presidentja është pritur ta mbrojë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të mbrojë implementimin e ligjit dhe të mbrojë institucionet e pavarura. Ajo petkun e u.d së presidentit po e abuzon me sjellje rebele dhe për interesa të saja të ngushta partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që u.d presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetë në Presidencë”, i tha Mustafa Gazetës Express të shtunën.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001