Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Gaxherri kërkon që qytetarët vetë ti qepin maskat, Pacolli: Ti e more maskën që jepet falas në Kuvend

Tema e shpërndarjes së maskave për qytetarët tash kur të njëjtat janë bërë obligative ka përplasur LDK’në dhe LVV’në në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli tha se deputetët po mbajnë maska që i marrin falas në Kuvend, derisa, nuk po pajtohen që të njetat të shpërndahen edhe për qytetarët.

“Ku e ke marrë maskën qe e ke vnu sot, e ke marrë në Kuvend edhe po thu jo maska për qytetarët”, tha ajo, duke iu drejtuar deputetët së LDK’së, Besa Gaxherrit.

Ndaj kësaj deklarate të Pacollit reagoi Gaxherri. Ajo tha se qytetarët mund të qepin maska vetë, ashtu si në Gjermani që kishin konsumuar për sa kohë patate.

“Qeta e kam marrë sot në Kuvend ku e merr ti, pusho edhe dëgjo, gjërat elementare me i dëgju. Na s’mundemi me qep një maskë, me ja qep krejt familjes, po duhet me i nda tre milion. A është ma urgjente me i dhanë tenderë një prodhuesi vendor a me i punësu 300 mjekë?”, ka thënë deputetja e LDK’së.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001