Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Gaxherri: Ekipi shëndetësor të vijë në Kuvend dhe t’i testojë krejt deputetët

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri ka thënë se është e papranueshme të debatohet se cilët deputetë po privilegjohen e cilët po mbesin pa testim për Covid-19.

“Unë e pashë që këtu shkon debati deri në atë masë që deputetët e këtij ose atij subjekti politik janë më të privilegjuar për t’u testuar. Është e papranueshme që qytetarët të na dëgjojnë duke folur për këto gjëra. Ne nuk jemi këtu për të folur për këto gjëra, por jemi këtu që ta konstatojmë gjendjen dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta ndihmuar gjendjen”.

Ajo në seancën ku po diskutohet për pandeminë ka kërkuar që të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës të testohen për Covid-19, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se të gjithë deputetët janë të ekspozuar ndaj Covid-19 dhe duhet të gjithë të testohen. Do të duhej të ishte këtu ekipi shëndetësor dhe të gjithëve të na testojë. Asnjë deputet nuk është që nuk e ka shansën 99 për qind të jetë i infektuar. Do të duhej të ishin këtu që të na merrnin mostrat dhe jo të shkojmë në Klinikë Infektive apo ku ta di unë”.

“Duhet të gjithë të testohemi, të shohim kush është i infektuar dhe të marrim masa. Të gjithë duhet të testohemi, sepse jemi të gjithë të rrezikuar”.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001