Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Gattuso: Mund ta markoj Messin vetëm në ëndrra

Gennaro Gattuso duket i pashpresë para duelit Barcelona – Napoli.

Napoli do të kenë një punë mjaft të vështirë kur do të luajnë në ‘Camp Nou’, në kuadër të 1/16-ës në Ligën e Kampionëve.

Para kësaj ndeshjes, trajneri i Napoli, Gattuso, është pyetur mbi atë se si do të veprohet për të ndalur lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi.

Përgjigja e trajnerit italian lë të kuptohet se kundër Messi mbrojtja do të organizohet në mëshirën e fatit.

“Unë mund ta markoj Messin vetëm në ëndrrat e mia”, ka thënë Gattuso.

“Ose, nëse vendosi Napoli – Barcelona në ‘Playstation’ të djalit tim”, ka shtuar italiani.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm tek Inter, po që kjo ka shumë pak gjasa të ndodh.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001