Infektuar: 53939|Shëruar: 48066|Vdekur: 1392

Festa e PSG-së me Florenzin që thumbon Marseillen dhe Payetin

Një rivalitet i madh ndër vite është ai i PSG me Marseillen, ku këtë vit ka ngulmuar edhe me ndeshje të zjarrta.  

Këto ndeshje nuk vendosen vetëm në fushë, pasi edhe jashtë fushe dinë të jenë të ashpra dhe plot thumbim.

Kjo është arsyeja pse, edhe finalja e Superkupës së Francës e fituar nga parisienët nuk kaloi pa ngacmime.

PSG ka marrë si shembull Alessandro Florenzin për ndeshjen e fituar, pasi italiani fitoi trofeun e parë në karrierë.

Klubi franceze në Twitter ka shkruar: “Do të shijojë trofeun e tij të parë … ndryshe nga të tjerët”.

Një goditje për Marseillen dhe sipas mediave të ndryshme franceze edhe për Dimtri Payet , yllin e ekipit, i cili në 15 vjet karrierë nuk ka ngritur kurrë një trofe. 

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001