Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Feronikeli përforcon skuadrën, nënshkruan me sulmuesin e njohur maqedonas

Klubi i Feronikelit në Ipko Superligën e Kosovës ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Marko Simonovski, i cili do të jetë pjesë e skuadrës nga Drenasi të paktën deri në fund të sezonit.

Sulmuesi 28-vjeçar negocioi gjatë me Vllazninë gjatë verës, por nuk arriti marrëveshjen me shkodranët dhe këta të fundit nënshkruan me Harris Dilaver, ndërsa Simonovski, i mbetur pa ekip, vendosi t’i bashkohet Feronikelit.

Futbollisti është vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Klodian Duro, ndonëse debutimi nuk pritet të ndodhë këtë fundjavë, pasi do të duhet të kryejë disa seanca stërvitore para se të zbresë në fushë.

Marko Simonovski është 1.85m i gjatë dhe ka një karrierë mjaft të pasur, pasi më herët ka veshur fanellat e skuadrave rumune Voluntari e Sepsi, por edhe ekipe të tjera si Shakhtar Karagandy, RNK Split, Lahti, etj.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001