Infektuar: 39057|Shëruar: 24427|Vdekur: 1005

Facebooku akuzohet se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

Më shumë se 200 mbikqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, kanë akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë dhe kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe sigurisë.

Ata përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebooku 'po rrezikonte pa nevojë' për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale të garantojë kushte më të mira, ose të lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e tyre nga shtëpia.

Në gusht, Facebooku tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në verën e 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për të zbuluar postimet e padëshiruara, shkruan Rel të enjten.

'Pas disa muajsh lejimi të mbikqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia, përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebookun pa urrejtje dhe dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë', thuhet në letrën e hapur të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.

Facebook tha se 'një shumicë' e rreth 15.000 moderatorëve të përmbajtjes në nivel global, po punojnë nga shtëpia.

'Ne vlerësojmë mbikqyrësit e përmbajtjes dhe ne u japim përparësi shëndetit dhe sigurisë së tyre', tha një zëdhënës i Facebookut.

Kontraktorët thanë se thirrja për t'u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar përpjekjet për t'u mbështetur më shumë në inteligjencën artificiale (AI) në identifikimin e përmbajtjes problematike.

'Facebooku ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë. Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme', kanë thënë punëtorët e Facebookut në ankesën e tyre.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001