Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Endrit Thaçi shkon në Hagë, fotografohet me flamurin e UÇK-së para Speciales

Në përkrahje të babait të tij, Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Thaçi, ka qëndruar dje para objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, teksa në duar ka mbajtur flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është parë në shoqëri edhe të disa personave të tjerë, ndërsa fotografia është realizuar nga agjencia AP.

Hashim Thaçi ka pasur dje paraqitjen e parë në seancën e Gjykatës Speciale, teksa ka deklaruar se i ka dëgjuar të gjitha akuzat dhe “i hedhë poshtë të gjitha”.

Para gjykatësve të Speciales ka dalë dje edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001