Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

El Salvadori synon ta aprovojë Bitcoinin si monedhë të ligjshme

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele ka thëneë se do ta bëjë kriptovalutën Bitcoi monedhë të ligjshme në shtetin e tij, raporton BBC.

Nëse plani i tij nga kongresi, atëherë shteti në Amerikën Qendrore do të bëhet i pari në botë që aprovon edhe formalisht valutën digjitale.

Do të përdoret përkrah dollarit amerikan, që është valutë zyrtare në El Salvador.

Presidenti i El Salvadorit ka thënë se Bitcoini do ta bëjë më të lehtë për diasporën që të dërgojë pagesa për familjarët në vendlindje.

“Në aspektin afatshkurtër, kjo do të gjenerojë vende pune do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë formale”, ka thënë Bukele në një konferencë të Bitcoinit në Florida, po ashtu ka shtuar se do të rriste investimet në shtetin e tij.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001