Infektuar: 10590|Shëruar: 6138|Vdekur: 354

Ekspertët portugezë prodhojnë maskën që pretendojnë se shkatërron coronavirusin, ajo mund të pastrohet deri në 50 herë

Shkencëtarët portugezë kanë prodhuar një maskë mbrojtëse, pëlhura e të cilës mbron nga coronavirus të cilin gjithashtu e shkatërron.

Virusologu nga Instituti për Mjekësi Molekulare në Lisbonë, Pedros Simas, së bashku me ekipin e tij ka arritur të prodhojë një lloj pëlhure që zvogëlon për 99 për qind virusin në një periudhë kohore prej 30 ditës, dhe që mund të pastrohet deri në 50 herë.

Maskat “MOxAdtech”, përdorin një material që tashmë është dëshmuar si tejet efikas në luftimin e H1N1 dhe virusëve tjerë. Megjithatë, Simas paralajmëron se maska nuk është zgjedhje për pandeminë e coronavirusit, por beson se është më efikasja kur përveç bartjes së saj respektohet edhe distanca sociale fizike.

E të gjithë ata që refuzojnë të bartin maskën mbrojtëse në kohë pandemie, Simas ka një porosi të veçantë. Thotë se maskat janë komponent shumë i rëndësishëm mbrojtës, ku me bartjen e tyre pavarësisht sa mund të jetë e sikletshme, “është një mjet që ua shpëton jetën”.

Ndryshe këto maska kanë dalë në shitje në Portugali qysh nga prilli, kurse tani kanë marrë certifikatën e nevojshme që dëshmon se nuk përmban kimikale të rrezikshme për njerëzit, por që janë shumë efikase kundër coronavirusit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001