Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

Ekskluzive: Këto janë emrat e klubeve që sot do t’i përcjellin në stadium futbollistët e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon qëndrimin në kamp në Antalya të Turqisë tani e disa ditë.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka grumbulluar disa nga futbollistët që nuk kanë qenë më parë pjesë e Dardanëve dhe që janë potencial për të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Kosova ka luajtur ndeshje miqësore me Guinenë (1-2), derisa sot do të përballet me një kundërshtar edhe më të fortë, Gambian.

Ndaj Guineas stadiumi ishte i mbushur nga agjentë të ndryshëm dhe skaut të klubeve të njohura turke.

Por edhe sot në ndeshje me Gambian shumë klube kanë dërguar drejtorët e tyre për ta parë nga afër ndeshjen.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar ekskluzivisht Kenan Kurteshi, organizator i këtij turneu në Antalya.

Kurteshi është me prejardhje nga Kosova, por që një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Turqi, ku është edhe i licencuar nga FIFA për organizimin e turneve dhe ndeshjeve ndërkombëtare.

Ai ka treguar edhe emrat e skuadrave të cilat kanë kërkuar leje që stafi i tyre të jetë prezent në stadiumin ku zhvillohet takimi.

“Edhe në ndeshjen ndaj Guinesë ka pasur jashtëzakonisht shumë klube prezentë dhe agjentë të ndryshëm”.

“Kosova ka emër të madh në Turqi dhe futbollistët nga vendi ynë kanë bërë emër të madh dhe pëlqehen shumë nga klubet turke”.

“Për sot mund të konfirmojë se prezent në stadium do të jenë klubet si Besiktas, Goztepe, Samsunspor, Giresunspor, Sivaspor, Alanyaspor, Fatih Karagumruk, Kasimpasa dhe Antalyaspor”, tha Kurteshi për Telegrafin.

“Përveç këtyre klubeve në stadium do të jenë edhe dhjetëra agjentë që punojnë për klubet e Superligës dhe Ligës së Parë turke”, përfundoi Kurteshi.

Kujtojmë se Kosova dhe Gambia takohen sot me fillim nga ora 19:00 me orën tonë lokale

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001