Infektuar: 9492|Shëruar: 5336|Vdekur: 284

Ekonomia amerikane përjeton tkurrjen më të mprehtë në dekada

Ekonomia amerikane është tkurrur në normë vjetore prej 32.9 për qind në mesin e muajve prill dhe qershor, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me izolime dhe masa tjera kufizuese, të nxitura nga përhapja e koronavirusit të ri, raporton BBC.

Kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur qeveria ka nisur të ketë të dhëna më 1947 dhe tri herë më e madhe sesa rekordi fillestar prej 10 për qind, i vendosur më 1958.

Ulja e shpenzimeve në shërbimet siç është kujdesi shëndetësor është thënë të ketë ndikuar në këtë rënie.

Ekonomistët kanë thënë se presin të shohin rënien më të theksuar në çerekun e dytë, dhe më vonë valën e rimëkëmbjes.

Mirëpo ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është duke ndikuar në rikthimin disa masave të izolimit, rihapja e ekonomisë duket se po tregon shenja të ngecjes.

Më shumë se 1.4 milion persona janë deklaruar të papunë javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka regjistruar mbi 4.4 milionë persona të infektuar dhe mbi 151,000 të vdekur me koronavirusin e ri

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001