Infektuar: 56138|Shëruar: 499604|Vdekur: 1433

Ekipi i OBSH-së për hetimin e origjinës së virusit arrin në Kinë

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka mbërritur në qytetin kinez të Wuhanit për të filluar hetimin e saj mbi origjinën e pandemisë COVID-19.

Hetimi i shumëpritur vjen pas muajsh negociatash midis OBSH-së dhe Pekinit.

Një grup prej 10 shkencëtarësh është vendosur të intervistojë njerëz nga institutet kërkimore, spitalet dhe tregu i prodhimeve të detit të lidhura me shpërthimin fillestar.

Koronavirusi u zbulua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit 2019, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Ardhja e ekipit të enjten në mëngjes përkon me raste të reja të koronavirusit në Kinën veriore, ndërsa jeta në Ëuhan është relativisht e kthyer në normalitet.

Ata do t’i nënshtrohen dy javësh të karantinës përpara se të fillojnë kërkimet e tyre, të cilat do të mbështeten në mostrat dhe provat e siguruara nga zyrtarët kinezë.

Në fillim të këtij muaji OBSH tha se hetuesve të saj u ishte mohuar hyrja në Kinë pasi një anëtar i ekipit u kthye mbrapa dhe një tjetër u bllokua në tranzit.

Por Pekini tha se ishte një keqkuptim dhe se marrëveshjet për hetimin ishin ende në diskutim, transmeton Klan Kosova.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001