Infektuar: 4100|Shëruar: 2063|Vdekur: 86

Edhe 1 mijë e 244 raste aktive në Kosovë, Prishtina vatër e koronavirusit

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2 mijë e 799.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 1 mijë e 506 persona, derisa 49 të tjerë kanë humbur jetë.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 1 mijë 244 raste aktive me koronavirus në vendin tonë, raporton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Ndërsa, vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 41 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 625.

Aktualisht në këtë komunë janë 472 raste aktive me koronavirus, të shëruar 149 dhe 4 të vdekur.

Ndërkohë, sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001