Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Dyshemeja ku është nënshkrimi i Kobe Bryant nga ndeshjen e tij e fundit ka dal në ankand – kërkohen 500 mijë dollarë

Basketbollisti i ndjerë Kobe Bryant kishte njoftuar pensionimin e tij nga basketbolli në nëntor të vitit 2015.

Në ndeshjen e tij të fundit, të zhvilluar më 13 prill 2016, ai tregoi para tifozëve një paraqitje të shkurtër të madhështisë së tij duke shënuar 60 pikë në fitoren ndaj Utah Jazz.

Numrat që Bryant mbante gjatë karrierës së tij, 8 dhe 24, ishin pikturuar në dyshemenë e drurit të Staples Center dhe pas ndeshjes, Bryant nënshkroi emrin e tij në numrin tetë. Tani, ai nënshkrim që është pjesë e historisë, do të hidhet në ankand .

Dyshemeja fillimisht u tentua të blihej nga Fondacioni Youth Lakers për 179,100 dollarë, një muaj pas ndeshjes së fundit legjendare të Bryant.

Kjo dysheme ku është nënshkrimi tani është në katër panele, secila me përmasa katër me tetë metra.

Në kohën kur është bërë shkrimi, ofertat më të larta ishin deri në 210,000 dollarë, por sipas Heritage që organizon ankande, shifra mund të arrijnë deri në 500,000 dollarë. Ankandi do të mbetet i hapur për 17 ditët e ardhshme.

Që nga vdekja e Bryant dhe vajzës së tij Gianna në janar, gjërat që janë të nënshkruara dhe sendet e lidhura me Bryant janë rritur në vlerë.

Menjëherë pas vdekjes së tij, atletet e firmës “Kobe” u rritën me vlerë në mënyrë eksponenciale.

Heritage ka zbuluar se shitësi do të dhurojë 10 për qind të të ardhurave Fondacionit Sportiv Mamba dhe Mambacita, një organizatë që ekziston për të trashëguar më tej trashëgiminë e Kobe dhe Gianna Bryant përmes përpjekjeve bamirëse në sport.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001