Infektuar: 68452|Shëruar: 59129|Vdekur: 1608

Dy rastet e përsëritjes së COVID 19 (VIDEO)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë brenda gjashtë muajve e diagnostifikoi dy herë pozitive me COVID-19, Hafije Bacajn nga Klina (një herë më 23 korrik dhe së fundmi më 25 dhjetor të 2020).

Madje për 53 vjeçaren sëmundja ishte më e vështirë herën e dytë – ndonëse ishte befasuar me ri-infektimin e saj,

“Kam shkuar në një laborator privat kom rezultuar pozitive, pasi jam takuar dhe kom fol me mjekun, kam shkuar në Institut në Pejë edhe kam dal prapë pozitiv,” tha Hafije Bojaj.

Megjithatë ky nuk është rasti i vetëm në Klinë, edhe Njomza Grabanica e cila është drejtoreshë e drejtorisë së Gjeodezisë në këtë qytet është rikonfirmuar me virus, e cila është aktualisht me virus aktiv.

“Më humbi shija, nuhatja, kisha shumë kokë dhimbje. Jam testuar në një laborator privat dhe kam dal pozitiv dhe më pas edhe në IKSHKPK”, deklaron e infektuara Njomza Grabanica.

Të dy këto raste të ri-infektimit i ka konfirmuar edhe kryeshefi i QKMF-së në Klinë, Gazmend Bojaj. Madje sipas tij, këto nuk janë të vetmet në vend.

Nga IKSHPK bëjnë me dije që janë në përpunim të të dhënave, e të cilat do të bëhen publike së shpejti ku do të kuptohen shifrat edhe për rastet e tilla.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001