Infektuar: 17560|Shëruar: 14923|Vdekur: 662

Dy mësimdhënës preken nga COVID-i, shkolla e muzikës në Prishtinë kalon online

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur ditëve të fundit, si pasojë e kësaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, gjegjësisht kreu i saj, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se nëse një situatë e tillë shkon duke u rënduar, atëherë do të ketë shtrëngim masash.

Derisa, edhe institucionet shkollore, në vendin tonë, po preken nga ky virus. Ka pasur raste kur disa nga to kanë aplikuar mësimin online për dy javë. Kështu do të ndodhë edhe me Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova” në kryeqytet.

Indeksonline mëson se dy mësimdhënës në këtë shkollë kanë dalë pozitiv me COVID, ndërsa nxënësve u është thënë që të vijojnë mësimin nga distanca me të njëjtin orar sikurse kanë pasur.

Mësimi online për këtë shkollë, do të zhvillohet deri më 30 të këtij muaji

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001