Infektuar: 71344|Shëruar: 61014|Vdekur: 1627

Dueli i dy sulmuesve ‘vrasës’ – Lewandowski vs Immobile

Të gjithë sytë janë në duelin midis sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile dhe sulmuesit të Bayern Munchen Robert Lewandowski përpara ndeshjes së 16 të finales mes Bararezëve dhe Lazios.

Kjo do të jetë përballja e tyre e dytë me njëri tjetrin, ku herën e parë asnjëri nuk shënoi ndonjë gol.

Me 144 gola në 204 ndeshje konkurruese me Lazion, 31 vjeçari vazhdon të bëjë përshtypje, por kundërshtari i tij ka kaluar në të njëjtën periudhë të gjithë sulmuesit e tjerë në Evropë.

Lewandowski ka shënuar 277 gola në 319 lojëra zyrtare që nga transferimi i tij në Bayern dhe u zgjodh FIFA Lojtari më i mirë i vitit dhe UEFA Lojtari më i mirë në Evropë në 2020.

Në këtë sezon, Immobile ka shënuar 14 gola në 21 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ndërsa Lewandowski është dukshëm më i mirë, duke shënuar kështu 26 sosh.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001