Infektuar: 56806|Shëruar: 49537|Vdekur: 1450

Dua Lipa u përgjigjet fansave që aluduan se mund të jetë shtatzënë

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, së fundmi ka bërë kureshtarë fansat me një postim të publikuar në rrjete sociale me të cilin bëri që shumë të besonin se ajo ishte shtatzënë.

Ajo publikoi një fotografi e veshur në një fustan të shkurtër të gjelbër, ku në mbishkrim ylli i “Levitating” la disa ‘emoji’, përfshirë një fëmijë, një shishe për fëmijë dhe një arush.
megjithëse më pas i fshiu.

Menjëherë pas kësaj, aludimet u përhapën mjaft shumë duke bërë të mendojnë që ajo po sjellë fëmijën e parë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Sidoqoftë, ylli i muzikës pop ka hedhur poshtë këto aludime duke iu përgjigjur njërit prej komentuesve në Instagram.

“Ajo është shtatzënë?”, tha një ndjekës, megjithëse Lipa u përgjigj, “është ushqim zemër”.

Me këtë dëshmoi se ka shtuar ca kilogramë më shumë, por që akoma nuk ka ndonjë të re në jetën personale.

Fotografitë atraktive të Duas u realizuan në Meksikë, ku 25 vjeçarja po kalon pushimet së bashku me familjen.

Ajo bëhet e ditur se bashkë me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid, janë duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Tulum.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001