Infektuar: 10419|Shëruar: 6048|Vdekur: 341

Dua Lipa publikon fotografi me të dashurin Anwar Hadid dhe me qenin e tyre të adoptuar nga ‘Labelle Foundation’

Kohët e fundit ajo shijoi një pushim në Shën Luçia me të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Dhe Dua Lipa e çoi marrëdhënien e saj në tjetër nivel teksa njoftoi ardhjen e qenit të tyre të ri, Dexter, me një sërë fotografish që ka publikuar të premten.

Këngëtarja, 24 vjeçare, po ashtu postoi një fotografi të ëmbël të çiftit me mikun e vogël pasi ata adoptuan qenushin nga ‘Labelle Foundation’ në Los Angeles.


Një Dua me fytyrë të freskët dukej rrezatuese, gjersa ndau një ‘selfie’ vetëm me partnerin e saj, Anwar Hadid, 21 vjeçar.

“Shoku ynë më i mirë Dexter, faleminderit Labelle Foundation. Ai është i përsosur”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotografisë.

Këngëtarja ndau gjashtë fotografi të qenit të vogël, të veshur me një gëzof blu dhe jakë të përputhur.


Anwar gjithashtu publikoi një koleksion fotografish me Dexter i cili u pa në prehër të artistes shqiptare.

Muajin e kaluar, këngëtarja e “New Rules” zbuloi se ajo më në fund do të kthehej në Amerikë me Anwar pas një largimi në ishullin e Shën Luçia.

Çifti i ri u prit shumë mirë nga nëna e Anwar, Yolanda me një postim të përzemërt të ndarë në Instagram.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001