Infektuar: 98435|Shëruar: 84505|Vdekur: 1223

Driton Kuka me kërkesë para Lojërave Olimpike: Shteti të vlerësojë nivelin e sportistëve

Trajneri më i suksesshëm kosovar në xhudo, Driton Kuka, ka pasur një mesazh për instituionet shtetërore.

Lojërat Olimpike në Tokyo, të cilat u anuluan vitin e kaluar, do të luhen këtë vit dhe Kosova do të përfaqësohet nga 5 xhudist atje..

Ai në prap të Lojërave Olimpike ka thënë se shteti duhet të ngris vetëdijën e tij për përkrahjen e sportistëve sipas nivelit të tyre dhe të bëhen investime të duhura duke u bazuar në sukseset e arritura në sport.

Kuka, përpos tjerash theksoi edhe nevojën e ndërtimit të një startegjie ku duhet investuar, si dhe monitoruar disa federata nga Ministria e Kultursë, Rinisë dhe Sportit, pasi sipas tij janë fantome.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë pa ndërhyrje të postuar nga profili i trajnerit Driton Kuka.

Për një ditë të mirë …
Po afrohen Lojërat Olimpike Verore!
Ngjarja më e madhe sportive.
Sporti i xhudos deri tash ka siguruar
5 Norma Olimpike e mundja një Normë!
Po shpresoj që shteti ynë edhe në rast të ftesave të vlerësoj se kujt dhe çfarë niveli janë sportistët që ftohen atje pa Normë Olimpike.
Ata që skanë nivel së paku më të mirë se 1/3 e pjesëmarrësve nuk paraqesin vlerë për pjesëmarrje në Lojëra Olimpike.
Të ndërtohen kritere dhe jo ndryshe,analiza e Lojërave Olimpike në Rio për secilin sportist veç e veç!
Ligji për Sponsorisim tashmë në fuqi poashtu duhet plotësuar me Akte Nënligjore për të specifikuar shumë elemente të ketë strategji se ku duhet investuar për rezultate në të ardhmen!
Jam absolutisht kundër shpenzimit kot për turizëm.
Ministria të ndërtoj strategji ku duhet investuar,të shoh sa federata fantome janë në Kosovë,të shoh sa federatat investojnë tek sportistët dhe zhvillimi i tyre.
Si dhe jemi në Tm2 e dytë dhe tashmë ende ska lëvizje para për financimin e federatave,të reflektohet më shpejtë!
Jemi në vitin e Ngjarjes më të madhe Sportive në Botë …

Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, do të fillojnë më 23 korrik dhe do të mbarojnë më 8 gusht.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001