Infektuar: 15379|Shëruar: 13088|Vdekur: 620

Dritës do t'i mungojë top-transferimi i verës në ndeshjen ndaj Sileksit

Drita e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para përballjes me Sileksin në Shkup.

Kampionia e Kosovës do të përballet me skuadrën maqedonase në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës.

Ndeshja do të luhet në Shkup, derisa sot Drita e ka zhvilluar stërvitjen e fundit nën masa të rrepta për zbatimin e protokollit anti-COVID.

Siç bën me dije klubi gjilanas në "Facebook", top-transferimi i verës, Festim Alidema do të mungojë në ndeshjen ndaj Sileksit.

Kjo për shkak se sulmuesi nga Pozherani ka pësuar lëndim në miqësoren e zhvilluar ditë më parë ndaj Skënderbeut.

Njoftimi i plotë i Dritës:

"Perfundon stervitja e fundit, gjithqka OK!

Shkup, 16.09.2020

Klubi jone sapo ka perfunduar seancen e fundit stervitore para ndeshjes me Sileksin ne kuader te Europa League.

Nen masa te rrepta per zbatimin e protokollit anti Covid, klubi jone e ka zhvilluar seancen e fundit stervitore.
Ekipi me te arritur ne stadium i eshte nenshtruar matjes se temperatures dhe paraqitje se deshmise se testit negativ nga SynLab per tu futur me pas me stadium. Gjithqka ka shkuar mire dhe me shume korrektesi nga ana e stafit punonjes te stadiumit.

Ekipi ka stervitur i kompletuar ne perjashtim te Festim Alidemes i cili sipas te gjitha gjasave do te mungoje ne ndeshjen e neserme per shkak te lendimit te marre ne ndeshjen miqesore me Skenderbeun ne Durres.

Ndeshja do te zhvillohet neser me fillim nga ora 20:00 pa pranin e shikuesve per shkak te situates me Covid19".

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001