Infektuar: 107557|Shëruar: 105652|Vdekur: 2245

“Drita ime”, Elvana uron personin më të shtrenjtë për të me rastin e ditëlindjes

Elvana zgjodhi fjalët më të mira për nënën.

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata sot ka një arsye më shumë për të festuar, kjo ngase nëna e saj feston ditëlindjen.

Me rastin e ditëlindjes së nënës, Elvana u kujdes që t’i bënte asaj një urim të veçant përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja postoi një foto të së ëmës, e cila shihej me një buqetë me lule në duar, të cilën ia kishte dhuruar ajo.

“Moj Donika moj Drita ime! Gezuar ditelindjen e shtrenjta ime”, shkruan Elvana në urimin për nënën.

Kujtojmë se pas suksesit me albumin “Çelu”, Elvana Gjata ka paralajmëruar këngën e re, e cila pritet të publikohet sonte pas mesnatës.

“Loti”, titullohet kënga e saj e re, e cila vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001